NDAHET PËR HER TË PARË Çmimi "PAVARËSIA"
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, të Shoqatës "Pavarësia" në Shtutgart
( 30.01.2011 – 30.01.2021 )
( 30.01.2011 – 30.01.2021 )
Të dashur krijues, pjesëmarrës në Konkursin letrar e artistik, ju falënderojmë nga zemra, për vlerat që i dhuroni artit, letërsisë e kulturës shqiptare në përgjithësi, me krijimet e shumëta dhe për respektin ndaj nesh!
Shih për këtë, Komisioni vlerësues i Shoqatës "Pavarësia" nuk e ka pasur aspak të lehtë përzgjedhjen e krijimeve më të mira konkuruese, pasi që të gjitha krijimet e juaja që na i keni dërguar, janë të çmuara.
Komisioni vlerësues pas shqyrtimit të krijimeve konkurruese, në anonimet dhe në mënyrë të pavarur, ka përzgjedhë si vijon:
1. Poezinë "Kthehu...!" të poetit KADRI GËRVALLA si krijimin më të mirë.
Pra Çmimi "Pavarësia" për vitin 2021(Një Çifteli artizanale), i ndahet
poetit KADRI GËRVALLA
2. Në vendin e dytë, radhitet poezia "Ja çfar dua!( dheut tim)" e poetit ZEF PRENKA
3. Në vendin e tretë, kënga "Nënë Tereza, Nëna jonë" e interpretuar nga këngëtari
KRISTË LLESHAJ
Fituesit e vendit të dytë dhe të tretë, shpërblehen simbolikisht, me nga një bluzë, me Logon e Shoqatës "Pavarësia"
Të tre fituesit, i urojmë për suksesin e arritur dhe ju dëshirojmë suksese të reja, në kultivimin e artit dhe letërsisë shqiptare, sikur edhe të gjithë krijuesve tjerë pjesëmarrës.
Në pamundësi për të festuar së bashku 10-vjetorin e Shoqatës, për shkak të pandemisë së virusit Covid-19, na mbetet që në mënyrë virtuale ta shënojmë këtë vit jubilar.
Me respekt,
Në emër të Kryesisë së Shoqatës "Pavarësia"
Xhevdet Syla
Krijimet konkuruese për Çmimin "Pavarësia" 2021
Emri Kategoria Titulli________
1. Kadri Gervalla - Poezi - Kthehu…!
2. Zef Prenka - Poezi - Ja çfarë dua!( dheut tim)
3. Kristë Lleshaj - Këngë/video - Nënë Tereza
Naim Salihu - Poezi/recitim - Një dhe vetëm një
Ismet Tahiraj - Poezi - PLISI
Maxhun Osmanaj - Poezi - MË LINI !
Fatjon Bunga - Poezi - PSE EDHE SOT JEMI TË NDARË
Beqir Cikaqi - Poezi - Mbaj krenari
Shpat Butija - Poezi - Sakrificë e mbijetuar
Sylë Maxherraj - Poezi/recitim - Lutem për shëndetin e sajë
© 2013 www.shoqatapavaresia.de